Integrimi në BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian
Është prezantuar sot Programi Kombëtar për Përgatitjen e Biznesit për Integrimin në Bashkimin Evropian, në bashkëpunim me komunitetin e biznesit, me synim mbështetjen dhe përgatitjen e sipërmarrjeve shqiptare drejt Tregut Unik Europian. Në aktivitet, Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e përgatitjes së biznesit shqiptar për sfidat që sjell procesi i integrimit në BE, duke e cilësuar atë si një transformim të pashmangshëm. “Guximi shpërblen kur mbështetet nga një vizion i qartë, nga një vullnet i fortë dhe nga ideja se e ardhmja nuk ndalet, ajo vjen, ndërsa e shkuara nuk kthehet, ka ikur. Këtu jemi pikërisht për të ardhmen që vjen dhe për t’u përballur me ndryshimin që po afrohet me shpejtësi, që është anëtarësimi në BE,” u shpreh Rama. Ai tha se qeveria ka...
Burimi:
javanews.al