Integrimi në BE-Mbahet sot Konferenca e 8-të Ndërqeveritare, Rama në Bruksel
FOTO ILUSTRUESE BRUKSEL-Shqipëria dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë sot në Bruksel Konferencën e 8-të Ndërqeveritare për procesin e negociatave të anëtarësimit. Takimi do të zhvillohet në orën 19:00. Delegacioni shqiptar do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ekipi negociator shqiptar. Në takim pritet të konfirmohet përmbushja e kritereve të ndërmjetme nga pala shqiptare, si edhe të vendosen objektivat përmbyllëse për grupkapitullin “Bazat”. Në këtë paketë përfshihen funksionimi i institucioneve demokratike, reforma në administratën publike, çështjet që lidhen me sistemin e drejtësisë dhe të drejtat themelore, si edhe siguria dhe liria. Konferenca e 8-të shihet si një etapë kyçe për ecurinë e negociatave, pasi do të ndikojë drejtpërdrejt në ritmin e mëtejshëm të integrimit evropian të Shqipërisë./ZËRI
Burimi:
zeri.ai