Integrimi! Kryenegociatorja Dhuka: 101 kushte nga Bashkimi Europian për Shqipërinë
Majlinda Dhuka TIRANË-Në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, kryenegociatorja e vendit për integrimin europian, Majlinda Dhuka po paraqet një bilanc të këtij procesi për vitin 2025 dhe 4 muajt e parë të 2026-ës. Dhuka renditi një sërë detyrash të caktuara nga BE për anëtarësimin, ku u shpreh se janë 101 kushte në rreth 600 nisma europiane. Kryenegociatorja deklaroi se fokusi kryesor do të jetë transformimi digjital, politika industriale, mbështetja për sipërmarrjen, arsimi dhe formimi profesional, kërkimi shkencor dhe inovacioni, punësimi dhe politika sociale. Në 10 prej grupkapitujve, kryenegociatorja nënvizoi se ka përfunduar puna (teknikisht) në 3 prej tyre dhe vijon puna për 7 të tjerë. Në vijim, Kuvendit do t’i paraqiten për shqyrtim 8 paketa ligjore. Kryenegociatorja e vendit për integrimin europian, Majlinda Dhuka: Gjatë vitit...
Burimi:
zeri.ai