Integrimi / Abilekaj: Çudi se si BE po legjitimon një shtet feudal dhe të kapur nga krimi!

Integrimi / Abilekaj: Çudi se si BE po legjitimon një shtet feudal dhe të kapur nga krimi!

Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po ngre pikëpyetje të forta mbi standardet e vërteta që po aplikohen nga Brukseli. Në vend të një shtytjeje drejt modernizimit të institucioneve, duket se ky proces po kthehet në një mekanizëm legjitimues për një shtet që funksionon me rregulla feudale dhe institucione të kapura. I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv nën moderimin e Edvin Parrucës, analisti Enton Abilekaj u shpreh se ndërhyrjet e ndërkombëtarëve, veçanërisht në raportin e brishtë mes SPAK-ut dhe Parlamentit, kanë qenë kontradiktore. Sipas tij, kushtet e vendosura për bashkëpunimin me drejtësinë u anashkaluan papritur, duke i hapur rrugë negociatave pa kërkuar llogari për përmbushjen e tyre. Kjo qasje nga organizmat si BE dhe SHBA, të cilat u shfaqën fillimisht...