Indeksimi i pensioneve, Malaj: Mund të ndodhë në qershor-korrik, ende s’ka vendim! Gati projekligji për sigurimin e banesave

Indeksimi i pensioneve, Malaj: Mund të ndodhë në qershor-korrik, ende s’ka vendim! Gati projekligji për sigurimin e banesave

Petrit Malaj, Ministër i Financave TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë konferenës së sotme për shtyp ka njoftuar se indeksimi i pensioneve mund të ndodhë në qershor ose korrik, por ende nuk ka një vendimmarrje nga ana e qeverisë. Sipas ministrit për shkak të ardhurave të mbledhura nga Tatimet shuma e kompensimit është 6 deri në 6.5 milionë euro. “Po e diskutojmë me ISSH, kemi krijuar hapësirat e nevojshme buxhetore për ta afruar procesin e indeksimit në qershor ose korrik. Është çështje vendimmarrjeje që do ta ndajmë sapo të kemi dakordësinë. Të dhënat më të fundit e Drejtorisë së Tatimeve kanë rritje të faturave me 23%, deri në këtë moment shuma potenciale e kompensimit është 6-6.5 milionë euro. Procesi do të zgjasë deri në...