Inceneratorët/ Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

Inceneratorët/ Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për çështjen e inceneratorëve. Bllako është paraqitur në GJKKO, i shoqëruar nga avokati i tij. Në nëntor të vitit të kaluar, Apeli i GJKKO-së vendosi dënimin me burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako dhe të pandehurit e tjerë që akuzohen si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit. Trupa gjykuese vendosi dënimin me 10 vite burg të ish-ministrit Koka, i cili përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe u dënua përfundimisht me 6.8 vite burg. Ndërkohë për ish-deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako, u caktua dënimi me 2.8 vite burg dhe 5 vite heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike. Ai ishte shpallur...