“Imazhe tronditëse”/ Shqipëria dënon trajtimin poshtërues të aktivistëve të flotiljes nga Izraeli, Hoxha: Ambasada t’i sigurojë Goxhajt ndihmën e duhur
Ministri Ferit Hoxha ka dënuar me forcë pamjet e publikuara nga ministri izraelit Itamar Ben-Gvir, ku shfaqen aktivistët e flotiljes humanitare “Sumud”, duke e cilësuar trajtimin e aktivistëve si poshtërues dhe të papranueshëm. “Imazhet e publikuara nga Ministri Itamar Ben-Gvir që tregojnë trajtimin poshtërues të aktivistëve të ndaluar të flotiljes janë tronditëse dhe të papranueshme. Të gjithë personat e ndaluar duhet të trajtohen me dinjitet dhe në respekt të plotë të të drejtave të njeriut, ligjit ndërkombëtar dhe ligjit humanitar. Kam udhëzuar Ambasadën tonë në Tel Aviv që të mbetet në kontakt dhe koordinim të ngushtë me autoritetet izraelite në mënyrë që të sigurohet që qytetarit tonë t’i ofrohet ndihma e duhur konsullore, sipas nevojës dhe në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar”, thuhet në...
Burimi:
javanews.al