“Imagjinoni të jeni një prind, dhe t’ju vijë ky mesazh nga shkolla”/ Shehaj denoncon ftesat ndaj nxënësve për koncertin

“Imagjinoni të jeni një prind, dhe t’ju vijë ky mesazh nga shkolla”/ Shehaj denoncon ftesat ndaj nxënësve për koncertin

Kryetari i Partisë MUNDËSIA, Agron Shehaj, ka denoncuar përdorimin e shkollave për të ftuar nxënësit në koncertin e Kanye West, që do të mbahet më 11 korrik. Shehaj publikoi një mesazh që, sipas tij, u është dërguar prindërve nga shkolla, ku njoftohen se fëmijët e tyre janë përzgjedhur për të marrë pjesë në koncert. “Imagjinoni të jeni një prind dhe t’ju vijë ky mesazh nga shkolla. ‘Përshëndetje! Vajza juaj është përzgjedhur nga shkolla për rezultatet e shkëlqyera për të marrë pjesë në datën 11 korrik në koncertin e Kanye West.’” Shehaj tha se Kanye West është një këngëtar që ka shprehur publikisht qëndrime pro nazizmit dhe Hitlerit. “Kanye West është ky, një adhurues i nazizmit dhe një adhurues i Hitlerit.” Sipas Shehajt, është e papranueshme...