Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi përballë drejtësisë, avokati: Kemi prova dhe 120 dëshmitarë për të provuar pafajësinë

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi përballë drejtësisë, avokati: Kemi prova dhe 120 dëshmitarë për të provuar pafajësinë

Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta është shprehur se Ilir Meta dhe Minika Kryemadhi do të gjykohen me gjykim të zakonshëm, pasi sipas tij, kërkojnë që të provojnë pafajësinë. Komentet avokati Kujtim Cakrani i bëri gjatë fjalës së tij pas përfundimit të seancës në GJKKO për çështjen ‘Meta-Kryemadhi’, ku tha se Meta ka rreth 120 dëshmitarë dhe prova të mjaftueshmë për të provuar pavlefshmërinë e procesit. “Çështja do të hidhet në short, dhe presim që trupi i ardhshëm të shqyrtojë cështjen në themel për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Ne do paraqesim provat tona, për pavleftshmëri, por edhe për marrjen e provave. Kemi rreth 120 dëshmitarë nga ana jonë. Metën dhe Kryemadhin i bashkon gjykimi i zakonshëm, dhe ne normal që do shkojmë me gjykim të...