Ilir Beqaj: Kufizimi i kohës për mbrojtjen në Apel pa arsyetim të individualizuar, mund të cenojë procesin e rregullt ligjor
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka reaguar lidhur me nenin 426/a të Kodit të Procedurës Penale, duke ngritur dyshime për mënyrën si kufizohet koha e mbrojtjes në gjykatat e Apelit. Në një deklaratë të shpërndarë nga avokati i tij, Beqaj shprehet se përcaktimi i minutazhit për parashtrimin e argumenteve në seancë mund të cenojë të drejtën për një mbrojtje efektive dhe proces të rregullt ligjor, nëse nuk është i arsyetuar dhe i përshtatur sipas çdo çështjeje konkrete. Sipas tij, çdo kufizim i fjalës së mbrojtjes duhet të mbetet brenda standardeve kushtetuese dhe atyre të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke shmangur çdo formë arbitrariteti në praktikën gjyqësore në apel. Deklarata e Ilir Beqaj: A duhet të kufizohet e drejta e mbrojtjes me kronometër?...
Burimi:
javanews.al