Ikballe Huduti “non grata” në Shqipëri, Karamuço: Do ketë arrestime, autoritetet kanë identifikuar persona të tjerë
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerrë urdhrin për shpalljen e Ikballe Huduti Berishës “person të padëshiruar” në Republikën e Shqipërisë për një periudhë 15-vjeçare.Sipas ekspertit të sigurisë, Ervin Karamuço, ky alarm u ngrit pas diktimit të një propagande të jashtëzakonshme dhe dezinformimi në rrjetet sociale kundër aleatëve strategjikë, SHBA-së dhe Izraelit.Eksperti sqaroi se bëhet fjalë për individë me background shqiptar por me interesa joshqiptarë, të cilët synojnë të shfrytëzojnë protestat qytetare për të nxitur frymë kaosi.Këto grupe dyshohet se janë ndikuar nga një frymë e marrë prej Iranit për të dëmtuar marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë për qëllime personale e politike.Aktualisht, persona të tjerë janë identifikuar nga policia, shërbimi informativ dhe antiterrori. Karamuço paralajmëroi se reagimi zyrtar nuk do të ndalet me kaq,...
Burimi:
ntv.al