Ibrahimaj në Seul krah kryeministrit, Braçe thumbon ministren: E dija duke bërë mbledhje në Tiranë!

Ibrahimaj në Seul krah kryeministrit, Braçe thumbon ministren: E dija duke bërë mbledhje në Tiranë!

Delina Ibrahimaj-erion brace TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ndodhet aktualisht në Seul të Koresë së Jugut, ku po merr pjesë në takime zyrtare me kryeministrin Edi Rama. Deputeti socialist, Erion Braçe, nuk e ka kaluar pa vëmendje qëndrimin e ministrin në Seul dhe e ka thumbuar atë në rrjete sociale. Braçe ka ripublikuar një postim të kryeministrit, ku duket edhe ministrja Ibrahimaj, duke shkruar me ironi: "Unë e dija Delinën duke bërë mbledhje me zëra të rinj të partisë në Tiranë." postimi i braces Reagimi i Erion Braçes vjen mes aludimeve dhe raportimeve për përplasje brenda Partisë Socialiste./ZËRI