IBAR mbetet në tryezë diskutimesh, Brukseli nuk jep ende dritën jeshile për Shqipërinë

IBAR mbetet në tryezë diskutimesh, Brukseli nuk jep ende dritën jeshile për Shqipërinë

Avancimi i negociatave me Bashkimin Europian dhe shtetet anëtare ende nuk kanë arritur një konsensus final për IBAR-in e Shqipërisë. Pavarësisht deklaratave optimiste të qeverisë shqiptare, sipas burimeve të EWB në Këshillin e BE-së, diskutimet vijojnë dhe drafti i Qëndrimit të Përbashkët mbetet ende në fazë negociimi. Shtetet Anëtare të BE-së janë afër arritjes së një konsensusi mbi draftin e Qëndrimit të Përbashkët të BE-së në lidhje me Raportin e Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve (IBAR) të Shqipërisë, mëson European Western Balkans nga burime në Këshill. Diskutimet brenda Grupit të Punës së Këshillit për Zgjerimin dhe Vendet që Negociojnë Anëtarësimin në BE (CEOLA) janë ende duke vazhduar dhe ende nuk është arritur zyrtarisht një marrëveshje përfundimtare. Megjithatë, sipas burimeve të EWB, Shtetet Anëtare janë afër...