I rrethuar me gardh dhe kabina kontrolli/ Qytetarët lirojnë nga zaptimi edhe plazhin e Kakomesë

I rrethuar me gardh dhe kabina kontrolli/ Qytetarët lirojnë nga zaptimi edhe plazhin e Kakomesë

Qytetarë dhe aktivistë zhvilluan sot një aksion simbolik në gjirin e Kakomesë, duke hequr gardhet dhe pengesat që, sipas tyre, kishin kufizuar aksesin e lirë në një nga plazhet më të bukura të rivierës shqiptare. Zona ishte rrethuar me gardh dhe kabina kontrolli, duke krijuar kufizime për vizitorët. Pjesëmarrësit deklaruan se bregdeti është pasuri publike dhe duhet të jetë i aksesueshëm për të gjithë qytetarët, pa barriera apo pengesa që cenojnë të drejtën e lëvizjes së lirë. Ata e cilësuan aksionin si një përpjekje për të rikthyer hapësirën publike në shërbim të qytetarëve dhe duke kërkuar që institucionet të garantojnë akses të plotë dhe transparent në vijën bregdetare për çdo vizitor.