“I njëjti ekip, të njëjtat humbje”, Salianji godet drejtimin e PD-së: Berisha është kthyer në pengesë
I ftuar në nje emision televiziv, ish-deputeti Ervin Salianji komentoi situatën brenda Partisë Demokratike dhe rolin e lidershipit në rezultatet elektorale të saj. Ai u shpreh se në një sistem ku kryetari i partisë ka rol vendimtar në listat dhe në ofertën politike, figura e liderit është faktori kryesor që ndikon në votë. Sipas tij, çdo përpjekje për ndryshim të brendshëm mbetet e pamjaftueshme nëse drejtimi i partisë nuk ndryshon. “Çdo lëvizje brenda Partisë Demokratike është e pamjaftueshme nëse Sali Berisha qëndron kryetar. Lideri e tërheq ose e largon partinë.”-tha ai. Salianji tha se Berisha, pavarësisht kontributeve në të shkuarën, sot është kthyer në një pengesë për fitoren e PD-së, duke përmendur konsumimin politik dhe raportet e tij me ndërkombëtarët dhe opinionin publik. Ai shtoi...
Burimi:
sot.com.al