“I korruptuari”/ Bardhi për sulmet ndaj protestuesve: Kërkesa është dorëheqja e Edi Ramës…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi me një postim në Facebook, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të zhvendosë vëmendjen nga akuzat për korrupsion duke sulmuar protestuesit. Sipas Bardhit, arsyeja e protestës është korrupsioni i qeverisë, ndërsa kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e Edi Ramës. Postimi i Gazment Bardhit:I KORRUPTUARI! Prej disa ditësh, Edi Rama ka nisur një fushatë të ethshme për të zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga korrupsioni i qeverisjes së tij te sulmet personale ndaj protestuesve. Denigron këdo, në mënyrë që të mos pyetet më “Pse po protestohet?”, por “Kush proteston?”. Kjo është e vetmja mënyrë e tij e vjetër për të bërë politikë. Kur nuk mund t’u përgjigjet akuzave konkrete, përpiqet të delegjitimojë ata që e...
Burimi:
sot.com.al