Spitali i Lezhës, trafiku krijon vonesa për pacientët! Drejtoria: Parkimi i pamjaftueshëm, rrugët në rikonstruksion
Çdo ditë dhjetëra qytetarë që drejtohen në spitalin e Lezhës mbeten të bllokuar në trafik për orë të tëra. Fluksi është më i lartë sidomos në orët e paradites. Në parkingun e spitalit vendet janë të kufizuara dhe shpeshhere krijohet kaos në trafik duke penguar dhe lëvizjen e ambulancave. Në ambientet e brendshme të spitalit shihen autoambulancat të bllokuara nga mjetet e parkuara edhe në trotuare. Në një nga rrugët brenda spitalit, lëvizja është e vështirë për shkak të parkimeve të gabuara. Trafiku është një problem serioz për pacientët e familjarët e tyre. “-Sa kohë ke këtu? Qytetari: Gjysmë ore duke pritur me djalin. -A është problem? Qytetari: Shumë! -Po të kesh rast emergjent? Qytetari: Vdes në rrugë! Ku pyet shteti për këtë punë!” Parkimi...
Burimi:
sot.com.al