“Kryeministri e ka kuptuar shumë mirë”/ Protestat, aktivisti: S’po i mban më vendi, diaspora do të kulmojë më 4 korrik

“Kryeministri e ka kuptuar shumë mirë”/ Protestat, aktivisti: S’po i mban më vendi, diaspora do të kulmojë më 4 korrik

Një nga organizatorët e protestës Klajdi Bello, i ftuar në nje studio televizive tha se qeveria është totalisht e delegjitimuar në të gjitha prizmat dhe se qytetarët po mobilizohen për mbrojtjen e identitetit kombëtar. Bello tha se prej 26 ditësh është krijuar një frymë e re qytetare, e cila, ka rikthyer shpresën te shqiptarët. Ai akuzoi qeverinë për përdorimin e mekanizmave intimidues ndaj aktivistëve, duke deklaruar se përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi për dëmin që i është shkaktuar vendit. Aktivisti tha se problemi më i madh me të cilin përballet Shqipëria është shpopullimi dhe largimi i të rinjve, i profesionistëve dhe i fuqisë punëtore. Në fjalën e tij ai iu referua edhe një postimi të kryeministrit në rrjetet sociale, duke pretenduar se reagimi ndaj aktivistëve...