Shqipëria drejt BE-së, Marta Kos optimiste: Po fillon të mbyllë kapitujt e negociatave

Shqipëria drejt BE-së, Marta Kos optimiste: Po fillon të mbyllë kapitujt e negociatave

marta kos BRUKSEL- Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka vlerësuar Shqipërinë dhe Malin e Zi si dy vendet më të avancuara në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se ato mbeten pararojë e zgjerimit të bllokut. Gjatë diskutimit në panelin kushtuar rindërtimit të Ukrainës, në konferencën e organizuar në Gdansk, Kos u shpreh se Mali i Zi është kandidati më realist për t’u bërë anëtari i ardhshëm i BE-së. Sipas komisioneres, pas Malit të Zi, Shqipëria është vendi që po avancon më shpejt në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. “Kandidati më realist për anëtarësimin më të afërt në Bashkimin Evropian është Mali i Zi. Jam e gatshme të parashikoj me besim anëtarësimin e këtij shteti para përfundimit të mandatit tim në vitin...