I braktisur nga këshilltarët? Rama publikon një ‘roman’ për Zvërnecin, këshillohet me ChatGPT

I braktisur nga këshilltarët? Rama publikon një ‘roman’ për Zvërnecin, këshillohet me ChatGPT

Mes polemikave për projektin e Zvërnecit dhe akuzave për mungesë transparence, Rama është detyruar të dalë vetë në vijën e parë të komunikimit publik me një reagim jashtëzakonisht të gjatë dhe të detajuar. Duke analizuar tekstin e fundit të publikuar nga kryeministri Edi Rama në Facebook, kjo është shenjë se mekanizmat e zakonshëm të komunikimit qeveritar dhe propaganda, nuk po arrijnë më të bindin opinionin publik, duke e lënë kreun e qeverisë të mbrojë personalisht një projekt që ka ngjallur debat të forte, por këtë radhë edhe duke e shkruar me ChatGPT. Deri tani pas 15 protestash resht përpara Kryeministrisë dhe qytete të tjera të Evropës, Rama, në vend që të japë përgjigje të drejtpërdrejta për shqetësimet e ngritura, ka zgjedhur një komunikim të stërzgjatur...