Hoxha takim me homologen bullgare: Zgjerim i bashkëpunimit, korridori VIII, potencial për zhvillimin ekonomik në Evropën Juglindore
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka mbërritur në Sofje të Bullgarisë, ku në kuadër të mbylljes së Presidencës së Bullgarisë në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore për periudhën 2025–2026, do të zhvillohet Takimi i Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në SEECP-së. Paraditen e sotme, Hoxha është pritur në një takim bilateral nga Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Velislava Petrova, takim që rikonfirmoi partneritetin e fortë midis Shqipërisë dhe Bullgarisë. Në një postim në X pas takimit, Hoxha theksoi se “diskutimet tona nxorën në pah rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të dialogut politik dhe zgjerimit të bashkëpunimit në sektorë kyç si energjia, infrastruktura dhe ndërlidhja strategjike”. “Sofje – Kënaqësi të takohem me Ministren e Jashtme të Bullgarisë, Velislava Petrova, duke...
Burimi:
top-channel.tv