Hoxha ironizon Ramën: Drejtori i lojërave të fatit vendosi për Veliajn

Hoxha ironizon Ramën: Drejtori i lojërave të fatit vendosi për Veliajn

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, ku u diskutua për vendimin e GJL për lënien në burg të kryebashkiakut Erion Veliaj, mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për korrupsion, gazetari Artan Hoxha mbrojti tezën se ky vendim pritej pasi presioni ka qenë i lartë. Gazetari nuk ka lënë pa bërë edhe ironi në komentin e tij duke e quajtur si një rrëzim bastesh nga “drejtori”, duke nënkuptuar kryeministrin Rama si dirigjues të gjithçkaje. “Po marr një shembull për analogji në këto raste që e thamë pak më parë se pse Gjykata Kushtetuese e la në detyrë (Veliajn). Kemi rastin e kryetarit të bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, pra, kur u kërkua që Agim Kajmaku të mos kandidonte, sepse sipas ligjit për dekriminalizimin nuk kishte...