No Image Available

Hodhi ujë drejt Ramës, përjashtohet Gazmend Bardhi nga seanca (VIDEO)

pamje nga momenti TIRANË- Tensionet në Kuvend vijojnë edhe gjatë procesit të votimit, teksa deputetët e opozitës mbajnë të bllokuar foltoren në shenjë proteste, ndërsa mazhoranca ka vijuar me votimin e çështjeve të rendit të ditës. Deputetët e PD qëndrojnë në këmbë përpara foltores, duke krijuar zhurmë me goditje mbi tavolina me shuplaka dhe bidonë plastikë.  Mes kaosit në sallë, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u përjashtua nga seanca plenare. Vendimi erdhi pasi ai hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në momentin kur po zhvillohej votimi i projektligjeve. Pavarësisht protestës së opozitës dhe zhurmës së vazhdueshme në sallë, mazhoranca vijon procedurën e votimit për pikat e parashikuara në rendin e ditës./ZËRI