Historiani Kasmi: Patriotizmi po përdoret si instrument politik në protestën për Zvërnecin

Historiani Kasmi: Patriotizmi po përdoret si instrument politik në protestën për Zvërnecin

Historiani dhe studiuesi Marenglen Kasmi sheh me shqetësim mënyrën se si protesta e nisur për ‘Zvërnecin’ është zhvendosur nga një kauzë konkrete mjedisore drejt një retorike më të gjerë politike, ku ndjenjat patriotike po përdoren gjithnjë e më shumë si instrument mobilizimi. I ftuar në Apostrof Podcast nga Bjorn Runa, Kasmi shprehet se, ndërsa protesta është një e drejtë demokratike që fillimisht ngriti shqetësime legjitime rreth transparencës, mjedisit dhe mënyrës se si merren vendimet për pasuritë publike, me kalimin e ditëve, fokusi fillestar u zbeh. Në vend të debatit për projektin, dokumentet, ndikimin në zonë apo përgjegjësinë e qeverisë, në shesh filluan të dominojnë parulla më të mëdha, më emocionale dhe më pak të qarta: nga “Shqipëria nuk është në shitje” te thirrjet për revolucion dhe rrëzim...