Hidhet shorti për vendimin e Kushtetueses ndaj Veliajt, caktohet gjyqtari i çështjes

Hidhet shorti për vendimin e Kushtetueses ndaj Veliajt, caktohet gjyqtari i çështjes

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe shqyrtimin në themel të pretendimeve të tij, pa e kthyer çështjen për rigjykim në gjykatat më të ulëta. Siç raporton Anila Hoxha, ditën e sotme është hedhur shorti për gjyqtarin dhe i caktuari është Ilir Panda. Në argumentet e paraqitura në kërkesën për rishqyrtim, mbrojtja pretendon se çështja është kryesisht juridike dhe kushtetuese, ndaj Gjykata e Lartë ka kompetencën ta zgjidhë përfundimisht, pasi nuk nevojiten prova të reja apo rivlerësim i fakteve. Sipas mbrojtjes, gjykata duhet të vlerësojë nëse masa “arrest në burg” vazhdon të jetë e domosdoshme dhe proporcionale, nëse rreziqet procedurale janë argumentuar konkretisht dhe...