Hetimet për drogën/ Ish-prokurori: SPAK dhe drejtësia vepruan me vonesë, pasojat po i paguajnë qytetarët

Hetimet për drogën/ Ish-prokurori: SPAK dhe drejtësia vepruan me vonesë, pasojat po i paguajnë qytetarët

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka kritikuar mënyrën se si sistemi i drejtësisë dhe organet e ndjekjes penale kanë trajtuar çështjet e trafikut të drogës, duke deklaruar se shumë prej dosjeve që po hetohen sot i përkasin ngjarjeve të ndodhura 7-8 vite më parë. I ftuar në Syri TV, me moderatorin Arnold Kariqi, ai tha se kjo tregon dështimin e institucioneve për të goditur krimin në kohën e duhur. Sipas Karanxhës, vonesat në hetime dhe rezultatet e dobëta në luftën kundër pastrimit të parave kanë dëmtuar jo vetëm ekonominë, por edhe qytetarët e ndershëm. Ai kritikoi edhe SPAK-un dhe sistemin e drejtësisë, duke argumentuar se mungesa e specialistëve dhe largimi i magjistratëve me përvojë kanë ndikuar negativisht në eficiencën e hetimeve, ndërsa theksoi se këto vepra penale...