Hetime për sulmet ndaj bizneseve/ Abilekaj ‘contrapedal’: Rama po tenton tju mbyllë gojën njerëzve
Debati për hetimin e mijëra llogarive online dhe procedimin e qytetarëve për vlerësimet negative në internet ndaj bizneseve ka sjellë reagime të forta. Analisti Enton Abilekaj hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë situatë si një përpjekje për të kufizuar lirinë e shprehjes dhe kontrolluar kritikën ndaj qeverisë. Abilekaj deklaroi se vlerësimet online dhe opinionet e qytetarëve nuk mund të trajtohen si krim kibernetik, ndërsa shtoi se çështje të tilla duhet të zgjidhen nga platformat përkatëse si Facebook, Google apo TripAdvisor dhe jo nga qeveria. Sipas tij, institucionet shtetërore duhet të ndërhyjnë vetëm në rastet e mashtrimeve, kërcënimeve apo vjedhjeve online, ndërsa akuzoi mazhorancën se po përdor këtë çështje për të ndërhyrë në një hapësirë private të qytetarëve. Pjesë nga deklarata:...
Burimi:
ntv.al