Heqja e flamurit nga godina e Ambasadës së Izraelit, Koçiu: Akt i papranueshëm
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas heqjes së flamurit izraelit nga godina e Ambasadës së Izraelit në Tiranë nga protestuesit, duke e cilësuar atë një akt të papranueshëm që cenon normat e respektit ndaj përfaqësive diplomatike dhe bie ndesh me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Reagimi i plotë Heqja e flamurit izraelit nga godina e Ambasadës së Izraelit në Tiranë është një akt i papranueshëm provokimi, që cenon normat themelore të respektit ndaj përfaqësive diplomatike dhe bie ndesh me frymën e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Ky nuk është thjesht një sulm ndaj një simboli shtetëror. Çdo akt që synon të shënjestrojë identitetin e një populli, të delegjitimojë praninë e tij ose të nxisë armiqësi mbi baza etnike apo fetare, krijon terren për...
Burimi:
javanews.al