Harta e re territoriale i hap telashe Ramës, plasin protestat dhe revoltat nga Jugu në Veri, kryebashkiakët e PS që…
Projektligji i Partisë Socialiste për reformën e re administrative-territoriale, i cili parashikon uljen e numrit të bashkive në vend nga 61 në 46, ka ndezur një valë të fuqishme reagimesh, protestash dhe revoltash në të gjithë Shqipërinë nga Jugu në Veri. Plani i kryeministrit Edi Rama për reduktimin e njësive vendore është pritur me rezistencë të ashpër jo vetëm nga komunitetet lokale, por edhe nga vetë drejtuesit vendorë të partisë në pushtet (mazhorancës socialiste). Revolta ka prekur drejtpërdrejt edhe bastionet e PS-së. Bashkitë si Klosi, Poliçani, Patosi, Maliqi, Divjaka, Memaliaj, Dimali, Rrogozhina dhe Selenica janë ngritur kundër këtij propozimi, duke e konsideruar atë një goditje për shërbimet ndaj qytetarëve dhe përfaqësimin lokal. Disa nga kryebashkiakët e majtë, të cilëve u rrezikohet shkrirja e bashkive, kanë...
Burimi:
sot.com.al