Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Do stërvisim dhe certifikojmë edhe pilotët e rinj të vendeve të NATO-s

Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Rama: Do stërvisim dhe certifikojmë edhe pilotët e rinj të vendeve të NATO-s

Në Bazën Ajrore Rinas u zhvillua ceremonia e hapjes së Shkollës Kombëtare të Fluturimit, një investim i ri në kuadër të modernizimit të Forcave të Armatosura dhe forcimit të kapaciteteve të Forcës Ajrore Shqiptare. Në aktivitet morën pjesë Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, të cilët theksuan rëndësinë e këtij projekti për të ardhmen e mbrojtjes dhe përgatitjen e kuadrove të reja ushtarake. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se procesi nuk ka qenë i lehtë në fillim, por sot rezultatet janë konkrete: “U prit me humor në fillim dhe me përqeshje, pastaj vazhdoi me akuza për falimentim, dhe ja ku jemi sot, Shkolla Kombëtare e Fluturimit çel dyert e saj,” u shpreh Kryeministri. Ai theksoi gjithashtu se Forcat e Armatosura...