Gogu: Shqipëria, Rumania dhe Moldavia bashkojnë përvojën e reformave gjyqësore në tryezë parlamentare
Ministri i Drejtësisë Toni Gogu mori pjesë sot në tryezën tripalëshe me përfaqësues të Komisioneve Ligjore dhe Këshillave të Lartë Gjyqësorë dhe të Prokurorisë, duke ndarë mësimet e reformës shqiptare në drejtësi dhe duke diskutuar mbi sfidat e fazës pas vettingut. Tre vende me histori të ndryshme reformash, por me të njëjtat pyetje të mëdha mbi sundimin e ligjit dhe rolin e parlamentit — kështu mund të përmblidhet tryeza e sotme e diskutimit, ku Ministria e Drejtësisë e Shqipërise bashkendau me homologet rumunë dhe moldavë arritjet, sfidat dhe mesimet e nje dekade ndertimi institucional. Tryeza mblodhi përfaqësues nga Komisionet Parlamentare per Çështjet Ligjore dhe nga Këshillat e Lartë Gjyqësore dhe të Prokurorisë të të tria vendeve, me fokus të veçantë në dy tema: rolin e...
Burimi:
javanews.al