Gjykatat “përmbyten” nga dosjet, Fatmir Xhafaj përplaset me kryetarin e KLGJ-së
Numri i lartë i çështjeve të pashqyrtuara nga gjykatat përplasi sot në Parlament kryetarin e Komisionit për Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj, me kryetarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi. Xhafaj theksoi se stoku i dosjeve është shkaku kryesor pse qytetarët nuk kanë besim te sistemi i drejtësisë, duke vënë në dukje se vakancat në sistem nuk janë i vetmi shkak për këtë situatë. “Më është krijuar një perceptim që shumë ditë pune në gjykata humbasin për shkak të mungesës së pranisë në gjykata dhe eventeve të ndryshme që organizohen në kohën e punës, në një kohë që kjo është prioritet absolut”, tha Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen Institucionale. Xhafaj reagoi edhe ndaj ankesës së Këshillit të Lartë Gjyqësor për ambiente të reja,...
Burimi:
vizionplus.tv