Gjykata pezullon afatet për Veliajn, shkak zvarritja e seancave, mbrojtja e kryebashkiakut kundërshton

Gjykata pezullon afatet për Veliajn, shkak zvarritja e seancave, mbrojtja e kryebashkiakut kundërshton

Seanca ndaj Erion Veliajt në Gjykatën e Posaçme, u ndërpre, pasi u shoqërua me mungesa të shumta. Në sallë nuk ishin të pranishëm disa prej personave nën hetim por vetem avokatët mbrojtës. Prokuroria e Posaçme u kërkoi pezullimin e afateve të paraburgimit, me argumentin se mungesat e vazhdueshme e palës mbrojtese po sjell zvarritje të procesit gjyqësor. Kërkesa e SPAK u kundërshtua nga avokati i Erion Veliajt i cila tha se kryebashkiaku i Tiranës nuk është bërë shkak për vonesat e procesit. Pas diskutimeve mes palëve, Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit, ndërsa seanca e radhës do të mbahet në 10 qershor.