Gjykata Kushtetuese publikon kalendarin, ja datat kur do të shqyrtohen kërkesat për Berishën, Shabanin dhe Salianjin

Gjykata Kushtetuese publikon kalendarin, ja datat kur do të shqyrtohen kërkesat për Berishën, Shabanin dhe Salianjin

Gjykata Kushtetuese ka publikuar kalendarin e seancave për disa prej çështjeve më të rëndësishme që do të shqyrtohen në muajt shtator dhe tetor. Në fokus janë kërkesa që lidhen me zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe masën e sigurisë ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Sipas njoftimit zyrtar, më 29 shtator 2026, në orën 10:00, do të zhvillohet seanca plenare mbi bazë dokumentesh për shqyrtimin e kërkesës që lidhet me verifikimin e zgjedhshmërisë dhe pajtueshmërisë kushtetuese të zgjedhjes së Endri Shabanit në detyrën e Avokatit të Popullit. Në të njëjtën çështje do të shqyrtohet edhe kërkesa për shfuqizimin dhe pezullimin e vendimit të Kuvendit që miratoi zgjedhjen e tij. Po atë ditë, në orën 11:00, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e Ervin Salianjit,...