Gjykata e Lartë ndryshon pjesërisht praktikat e arrestit me burg, Ylli Manjani: Vendimi është pozitiv, por i paplotë në praktikë
Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka vendosur të rishikojë vendimin unifikues të vitit 2011 për masën e arrestit në burg, duke përcaktuar standarde të reja për caktimin dhe vijimin e paraburgimit. Vendimi i marrë unanimisht nga 16 gjyqtarë është komentuar menjëherë nga ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili e përshëndet si një hap pozitiv për proporcionalitetin, por ngre një sërë pikëpyetjesh mbi mënyrën e zbatimit në praktikë, standardin e provave, barazinë para ligjit dhe funksionimin e sistemit të paraburgimit, duke kërkuar edhe ndërhyrje ligjore. Reagimi i Ylli ManjanitNjë reagim i shpejtë për vendimin e Gjykatës së Lartë.***Nga një lexim i parë i përmbledhjes së vendimit njehsues të Gjykatës së Lartë, mund të them se:1. Vendimi në vetvete është një ndërhyrje llogjike në saktësimin e...
Burimi:
javanews.al