“Gjykata e Lartë do të boshatisë burgjet?”, Bregu kundër lirimit të Karçanajt: Sot u prish një vendim i dhënë nga 6..

“Gjykata e Lartë do të boshatisë burgjet?”, Bregu kundër lirimit të Karçanajt: Sot u prish një vendim i dhënë nga 6..

Gjykata e Lartë ka zbutur masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke ndryshuar masën “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në nje emision televiziv e cilësoi vendimin si një rast të pazakontë, duke theksuar se është hera e parë që Gjykata e Lartë ndërhyn drejtpërdrejt në këtë mënyrë për një masë sigurie të vendosur nga GJKKO. “Deri tani Gjykata e Lartë nuk kishte ndërhyrë. Sot prishi një vendim të dhënë nga gjashtë gjyqtarë. Ka pasur një lloj dakordësie mes ndërkombëtarëve dhe Gjykatës së Lartë që të mos ndërhyhej në vendimet e GJKKO-së. Në raportin vjetor të SPAK ishte evidente që Gjykata e Lartë nuk kishte prishur asnjë vendim gjatë vitit 2025....