GJKKO rrëzoi kërkesën e Metës për transmetim ‘live’ të seancës dhe daljen nga kafazi i xhamit, deputetja e PL: Kërkojmë me insistim transparencë

GJKKO rrëzoi kërkesën e Metës për transmetim ‘live’ të seancës dhe daljen nga kafazi i xhamit, deputetja e PL: Kërkojmë me insistim transparencë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, ka reaguar pas rrëzimit nga GJKKO të kërkesës së ish-presidentit Ilir Meta për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit. Ajo u shpreh jashtë GJKKO-së se prania e kamerave duhet për transparencën e seancës, teksa po ashtu reagoi edhe për mbajtjen e tij në kafazin e xhamit. “Interesi publik për të ndjekur këto seanca gjyqësore është i madh. Duhet respektuar e drejta e presidentit Ilir Meta për të informuar opinionin publik rreth hetimeve të çështjes ndaj tij. Duhet treguar se nuk ka se në të vërtetë nuk ka asnjë fakt dhe asnjë akuzë ndaj tij dhe prandaj kërkojmë me insistim transparencë mediatike, prani të kamerave në çdo seancë gjyqësore për të transmetuar drejtë ashtu siç...