GJKKO ndau dosjen e Xhixhos dhe nënës së Kryemadhit, ish-deputetja: Çështje politike, Meta në posturë ishte në top formë sot

GJKKO ndau dosjen e Xhixhos dhe nënës së Kryemadhit, ish-deputetja: Çështje politike, Meta në posturë ishte në top formë sot

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka folur pas përfundimit të seancës së sotme, ku GJKKO ndau dosjen e Pirro Xhixhos dhe Fatime Kryemadhit. Teksa e konsideroi çështjen politike, kryemadhi foli edhe për paraqitjen e ish-bashkëshorti të saj Ilir Meta, pas ndryshimeve fizike. “Ajo është një çështje politike, do një durim strategjik. Ne që jemi shkaktarët e reformës në drejtësi do të paguajmë faturat, i kemi paguar dhe po i paguajmë. Nuk kemi pse marrim më vete persona të tjerë. Nga ana ntjetër edhe pretendimi që është thënë për derdhjet bankare, kreditë overdraftet e mamasë sime është hetimi që ka bërë Llalla, që e ka zgjatur për 12 vite. Nuk ka asnjë shpenzim të tepruar në një pretendim nga SPAK, bëhet fjalë për operacionet shëndetësore të vajzës sime...