Gjipali: Shqipëria në momentin më të favorshëm për BE-në, por integrimi do të sjellë edhe kosto e sfida
Drejtuesi i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, është shprehur se Shqipëria ndodhet në një moment shumë të mirë gjeopolitik, në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Europian. Komentet Gjipali i bëri në një lidhje për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, ku tha se aspirata e qeverisë për mbylljen e negociatave brenda vitit 2027 dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030, është tejet ambicioze. Kjo pasi sipas Gjipalit, janë një sërë standardesh të vendosura nga BE, ku kërkohet arritja e progresit të mjaftueshëm për Shqipërinë. “Mbyllja e negociatave brenda vitit 2027 është një periudhë e shkurtër dhe ambicioze për Shqipërinë, për faktin se kërkesat për këtë grup-kapitull, por edhe për kapitujt e tjerë që mund të mbyllen nëse arrihet progresi...
Burimi:
javanews.al