“Gjejmë fajtorin tek ju”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Kjo protestë më intereson, e shtirjeve më neverit!

“Gjejmë fajtorin tek ju”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Kjo protestë më intereson, e shtirjeve më neverit!

edi rama TIRANË- Kryeministri Rama publikoi në podcast-in ‘Flasim’ mesazhin e një qytetari që thotë se prej 6 vitesh nuk ka asnjë përgjigje pas shembjes nga tërmeti i 2019 i pallatit ku banonte. Sipas letrës së qytetarit, ky i fundit, prej 6 viteve shkon sa nga një institucion në tjetrin dhe kjo revoltë e ka çuar tashmë te protesta para kryeministrisë, ku shprehet se përpiqen të gjejnë fajtorin. Në përgjigje, kryeministri Rama tha se kjo është protesta që atij i intereson e zemëron, ndryshe nga ajo “e shtirjeve” që e neverit. Shefi i qeverisë i jep të drejtë qytetarit të shqetësuar, madje sipas tij, njëjtë do të kishte vepruar po të ishte në vend të tij.  Letra e qytetarit: Mirëdita, zoti Kryeministër. Lexova, si çdo ditë,...