Genta Tafa betohet si Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Bardhi: Turp…ka diskriminuar veriun
genta tafa TIRANË- Genta Tafa (Bungo) u betua sot në Kuvend si Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Menjëherë pas miratimit të projekt-rezolutën për integrimin në BE, në Kuvend u paraqit Genta Tafa për të bërë betimin e saj mbi detyrën e re. Por, ky moment u kontestua nga opozita. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, reagoi ashpër dhe drejtoi akuza të forta. “Ky është një turp kryetar, një njeri që ka diskriminuar veriun... Një njeri që është përdorur politikisht në procesin e Vettingut... Ky është turp, turp, turp”, tha Bardhi teksa Tafa ishte në foltore gjatë momentit të betimit. Por, pavarësisht kontestimeve, mes zhurmës në sallë, Tafa kreu procedurën dhe u largua. Kandidatura e Tafës për Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi i kaloi Kuvendit për...
Burimi:
zeri.ai