“Gënjeshtër që investitorët sjellin punëtorë nga Bangladeshi me paga të ulëta”, Rama: S’ka prova që kapitali i huaj të luajë rol në shkatërrimin e natyrës

“Gënjeshtër që investitorët sjellin punëtorë nga Bangladeshi me paga të ulëta”, Rama: S’ka prova që kapitali i huaj të luajë rol në shkatërrimin e natyrës

Në Tiranë po zhvillohet Konferenca e 3-të Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional, ku po diskutohen rezultatet e reformës në këtë sektor, si dhe vizioni “Aftësi 2030” për zhvillimin e aftësive, rritjen e punësimit dhe forcimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama u ndal tek investimet e huaja pas protestave në vend, duke theksuar: ‘Nuk ka prova që kapitali i huaj të luajë rol në shkatërrimin e natyrës’. Më tej kreu i qeverisë hodhi poshtë pretendimet që investitorët punësojnë punëtorë nga vende si Bangladeshi, Pakistani dhe Filipinet në mënyrë që të paguhen më pak. “Dua të prek këtu diçka që është bërë një nga barcaletat e ditëve të fundit, lidhur me një zhvillim që ka ngjallur një debat të...