Gazmend Bardhi akuzon Ramën për “Paketën e Maleve”: As Diella e tij nuk e beson më

Gazmend Bardhi akuzon Ramën për “Paketën e Maleve”: As Diella e tij nuk e beson më

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me debatet për “Paketën e Maleve”, duke e akuzuar për mashtrim dhe propagandë. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Bardhi pretendon se platforma e-Albania kundërshton deklaratat e Ramës se shtetasit e huaj nuk mund të përfshihen në këtë paketë. Sipas tij, një aplikim në e-Albania tregon se ekziston mundësia për të aplikuar edhe si “shtetas i huaj”, duke rrëzuar, sipas tij, pretendimin e kryeministrit. Bardhi ka publikuar gjithashtu një video ku përfshin edhe një dialog me ChatGPT, duke akuzuar Ramën se po e përdor inteligjencën artificiale si mjet propagande për të mbështetur ligjin.