Gazetarja i përgjigjet Berishës: Emri yt figuron ende në listën “non grata”
Gazetarja Desada Metaj ka reaguar përmes një postimi në mediat sociale pas sulmeve të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj saj, lidhur me statusin “non grata” të Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Metaj i është drejtuar Berishës duke i kujtuar se emri i tij dhe i familjarëve vijon të figurojë në listën e personave të shpallur “non grata” për korrupsion të rëndësishëm sipas seksionit 7031(c).Në reagimin e saj, gazetarja ironizon pretendimet për heqjen e sanksioneve, ndërsa shton se as familjarëve të Berishës nuk u është dhënë vizë, duke e lidhur këtë me debatet e fundit mbi pretendimet për ndërmjetësime politike për çështjen e “non gratës”. Reagimi i plotëI dashur doktor Berisha! Dashnorja e flaktë e shpifjeve sapo lexoi në linkun e Departamentit të Shtetit emrin tënd...
Burimi:
javanews.al