Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur edhe sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të masës së sigurisë të caktuar nga Gjykata e Posaçme. Berisha, në daljen para mediave, komentoi mbi garën për kryeprokurorin e ri. “Jo, ne nuk marrim pjesë në përzgjedhje emrash. Pas aktit të tyre me Avokatin e Popullit, ne kemi ndërprerë çdo lloj bashkëpunimi në përzgjedhjen e emrave”, tha ai. Por mund të them që Prokurori i Përgjithshëm sot është institucioni më i zhveshur nga çdo kompetencë. Dhe kur dëgjoj raportin e tij, ai flet sikur është drejtor i statistikave të policisë. Është, për mendimin tim, një zhveshje e gabuar që i kanë bërë atij, sepse ai është institucion kushtetues. Është...
Burimi:
javanews.al