Gara për numrin dy të PD, Saimir Korreshi sfidon Flamur Nokën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë
Zgjedhjet e PD duan edhe pak orë të fillojnë, ndërsa gara për numrin 2 të Partisë Demokratike do të jetë mes Flamur Nokës dhe Saimir Korreshit. Ndonëse në selinë blu u lakua emri i Blendi Himçit si sfidant i mundshëm i Flamur Nokës për postin e sekretarit të Përgjithshëm, në fletën e votimit rivali i tij do jetë deputeti Saimir Korreshi. Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të fillojë në orën 18:00, në selinë e PD.
Burimi:
sot.com.al