Gara për kreun e PD/ Sot afati i fundit, tre kandidatë lënë dokumentet në recepsion

Gara për kreun e PD/ Sot afati i fundit, tre kandidatë lënë dokumentet në recepsion

Sot në mesditë përfundon afati për dorëzimine kandidaturave për personat që synojnë të garojnë për postin e kreut të ri të Partisë Demokatike. Kandidatura nga Evi Kokalarit është tentuar të dorëzohet nga avokati i saj, i cili është paraqitur në seli, por dokumentet e dorëzuara prej tij nuk janë pranuar. Ndërkohë Alesia Balliu ka dorëzuar ditën e sotme në selinë blu kërkesën për kandidim në garën për kreun e Partisë Demokratike, nëpërmjet një përfaqësuesi të saj. Edhe Merema Sela, mjeke në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka mbërritur në selinë blu për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin në zgjedhje.