Gara për kreun e PD, Salianji, Alesia Balliu dhe një mjeke dorëzojnë kandidaturën
Mesdita e kësaj të enjteje shënon afatin e fundit për depozitimin e dokumentave për ata që duan të bëhen pjesë e garës për kryetarin e Partisë Demokratike. Vizion Plus mëson se ish-deputeti Ervin Salianji, i cili ndodhet në Londër ka dërguar dy bashkëpunëtorë për të dorëzuar dokumentacionin e kandidimit, por ata nuk kanë mundur ta depozitojnë atë për shkak të mungesës së përfaqësuesve të sekretariatit në seli, duke lënë materialet në recepsion dhe duke njoftuar se do t’i dërgojnë edhe në mënyrë elektronike. Ndërkohë, në seli ka mbërritur edhe një përfaqësues i juristes Alesia Balliu për të dorëzuar kërkesën për kandidim, por për shkak të mungesës së sekretariatit, dokumentet janë dorëzuar me të njëjtën procedurë. Gjithashtu në garë ka vendosur të hyjë edhe mjekja nga...
Burimi:
vizionplus.tv