“Futemi në fazën e mbylljes së negociatave me BE”, Rama: Teknologjia digjitale ka sjellë “bekim të vërtetë” për Shqipërinë
Tirana ka pritur një konferencë rajonale të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e fokusuar në transformimin digjital, sigurinë juridike të pronës dhe procesin e integrimit europian. Në aktivitet mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij u ndal te ecuria e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe kalimi në fazën e mbylljes së tyre. Rama theksoi se Shqipëria ka hyrë në një etapë të re të procesit integrues, ku tashmë janë hapur të gjithë grupkapitujt dhe po punohet për përmbushjen e piketave të ndërmjetme. “Së pari, dua të them se kjo konferencë e rëndësishme lidhur me një temë shumë të ndjeshme për të gjithë, sidomdos për ne në Shqipëri, përkon me një moment shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me...
Burimi:
vizionplus.tv