FOTOLAJM/ Nis protesta para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja
Ka nisur protesta e paralajmëruar para Kryeministrisë, por pamjet e transmetuara nga ajri tregojnë një pjesëmarrje më të ulët nga sa ishte paralajmëruar nga organizatorët. Në foton e kapur me dron duken grupe protestuesish të shpërndara përgjatë bulevardit, ndërsa pjesë të konsiderueshme të zonës përballë Kryeministrisë mbeten të pambushura. Pavarësisht thirrjeve për mobilizim masiv, tubimi i sotëm duket se ka nisur me ritme të ngadalta dhe pa fluksin e pritur të qytetarëve. Vëzhgimi i pamjeve nga lart tregon se turma është e fragmentuar dhe larg skenarëve të protestave masive që organizatorët kanë paralajmëruar prej ditësh. Mbetet për t’u parë nëse pjesëmarrja do të rritet në vijim. FOTO LIVE NGA PROTESTA
Burimi:
javanews.al